LAJMI I FUNDIT:

Me Harden te Nets a mund të rrëzohet nga froni LA Lakers – mbetet të shihet se a do të arrihet të mbahet bashkë tridenti Durant, Irving dhe Harden

Me Harden te Nets a mund të rrëzohet nga froni LA Lakers – mbetet të shihet se a do të arrihet të mbahet bashkë tridenti Durant, Irving dhe Harden

E mërkura ishte një ditë mjaft e veçantë në NBA, jo më pak për Brooklyn Nets, të cilët më në fund arritën një marrëveshje me Houston Rockets për të marr James Hardenin.

Tani nga shumë njohës të basketbollit, Brooklyn Nets llogaritet si rivali më i fortë i Los Angeles Lakers për titull kampioni.


Ky klub në vitin 2019 kishte arritur të nënshkruante me dy lojtarë si Kevin Durant dhe Kyrie Irving, ndërsa nuk do të ishte habi që Harden do të dëshironte të bashkohej me një ekip të tillë të shkëlqyeshëm të yjeve.

Tani, nëse e shikojmë këtë zhvillim, Nets shihet si një ekip me një formacion startues shumë të talentuar, duke qenë pretendent në NBA, madje edhe përpara kampionit aktual Lakers.

Partneriteti i LeBron James dhe Anthony Davis ka qenë i shkëlqyeshëm, por një trident me Durant, Irving dhe Harden është në një nivel tjetër për sa i përket talentit.

Shkëmbim i madh në NBA ku përfshihen pesë skuadra, James Harden përfundon te Brooklyn Nets
Lexo po ashtu Shkëmbim i madh në NBA ku përfshihen pesë skuadra, James Harden përfundon te Brooklyn Nets

Por ka një pyetje nga të gjithë. Irving nuk ka qenë i pranishëm në asnjë ndeshje të Nets për një javë, duke humbur katër sosh, ku sipas klubit kjo ka ndodhur për arsye personale. Ka shumë që thonë se Harden është zëvendësues për Irving që mund të largohet.

Nëse është kështu, atëherë Lakers ruajnë epërsinë, është thjesht kjo, pasi janë më të mirë.

Shansi i vetëm që Nets kanë për të qenë favorit para Los Angeles, është duke i bërë bashkë Durant, Harden dhe Irving.

Askush nuk e di nëse do ta shohim ndonjëherë këtë, veçanërisht pasi Stephen A. Smith i ESPN i bëri thirrje Irving të njoftojë pensionimin e tij nga basketbolli me efekt të menjëhershëm.

Tani Brooklyn duhet të jap një shpjegim për Irving pasi kjo po i bën nervoz tifozët e Nets.

Tani gjithçka varet se nëse Brooklyn i mban këtë emra bashkë. Nëse munden, atëherë Lakers kanë një armik serioz këtë sezon në NBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori