LAJMI I FUNDIT:

Haraqija: Edhe nëse bëhen zgjedhje, rezultatet do të jenë të njëjta (Video)

Haraqija: Edhe nëse bëhen zgjedhje, rezultatet do të jenë të njëjta (Video)

Ish-ministri i Kulturës dhe ish-zyrtari i LDK-së, Astrit Haraqija ka thënë se zgjedhjet e reja në Kosovë do të ishin të dëmshme për proceset që po kalon Kosova.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se dialogu nuk është duke shkuar në rrugë të mirë, dhe përplasjet mes Thaçit dhe Haradinajt janë teke personale.

“Edhe Thaçi edhe Haradinaj bashkë edhe me Vetëvendosjen, kanë qenë për bashkim e trojeve në vitet 96 e këndej. Vetëm LDK-ja ka qenë e hapur edhe ndaj Serbisë edhe ndaj Shqipërisë”.

Haraqija ka thënë se Kosova nuk e ka këtë luks me pas debate të brendshme, sepse jemi në procese të rëndësishme.

“Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje, sepse edhe zgjedhjet nuk janë zgjidhje, sepse këto rezultate do të jenë. Përsëri dikush më dikë do të bëjë koalicion, sepse këto parti nuk janë nga Marsi”.

Ish-zyrtari i LDK-së thotë se ai e kishte kërkuar koalicionin e madh në vitin 2014 mes LDK-së dhe PDK-së.
Thaçi është shumë më i afërt me Veselin e Limajn se me Haradinajn, sipas Astrit Haraqisë.
“Kam kontakte me të gjithë liderët e partisë. Nuk besoj se Kadri Veseli është kundër Hashim Thaçit. Shumë më të afërt janë Limaj, Veseli me Thaçin se Haradinaj me Thaçin”, tha Astrit Haraqija./Telegrafi/

Debat Plus me Ermal Pandurin 11.10.2018 Tema– Përplasjet e dialogut Arben Ahmeti Arton Demhasaj Ernest Luma Astrit Haraqija

Publiée par RTV Dukagjini sur Jeudi 11 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori