LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj vizitë bizneseve shqiptare në Gjermani: Krenar me suksesin e tyre

Haradinaj vizitë bizneseve shqiptare në Gjermani: Krenar me suksesin e tyre

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar disa ditë në Austri dhe së fundmi edhe në Gjermani.

Vizitën e tij në Gjermani e përmbylli te bashkatdhetarët e suksesshëm në fushën e biznesit dhe shoqatën shqiptare “Nazmi Ugzmajli”.


“Në përmbyllje të vizitës sime në Gjermani, kisha kënaqësinë t’i vizitoj disa nga bashkatdhetarët e suksesshëm në fushën e biznesit dhe shoqatën shqiptare ‘Nazmi Ugzmajli’, ku më nderuan me titullin ‘Anëtar nderi’ i kësaj shoqate. Në vizitë te Bilall Gashi, Agron Zeqiraj, Agim Krasniqi dhe Bekim Kabashi pata rastin të përjetoj nga afër suksesin e tyre. Ata përpos që kanë arritur të krijojnë vlerë me produktet dhe shërbimet që ofrojnë, me aktivitetin e tyre e lartësojnë çdo ditë imazhin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë”, thekson Haradinaj.

“Krenar me suksesin e tyre”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/