LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Haradinaj uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, me rastin e Kurban Bajramit ka uruar Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët gjithmonë festat fetare i kanë pritur bashkë.


“Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, si dhe gjithmonë kemi festuar bashkë festat fetare”.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, u përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava si dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që jetojnë”.

“Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit”, shkroi Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.