LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Albin Kurti e ka humbur besimin e Uashingtonit

Haradinaj: Albin Kurti e ka humbur besimin e Uashingtonit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka humbur besimin e Uashingtonit zyrtar, për shkak të mosbashkëpunimit me kryeqendrën amerikane.

Ai ka thënë se kryeministri në detyrë, Kurti ka bashkëpunuar më shumë me zyrtarë të BE-së që vijnë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovës, se me aleatët amerikanë.


“Mendoj se zoti Kurti e ka humbë besimin e Uashingtonit zyrtar. Nuk mundemi të vendosim në lajthitje raportin me SHBA-në. Kjo është fatale për ne”, ka thënë Haradinaj në Euronews Albania.

Ai ka thënë se Kurti ia huqi kur nuk u dakordua me Uashingtonin zyrtar.

“Ne kemi kërku që të mos kemi ndonjë marrëveshje të fshehtë, siç na siguroi mbrëmë SHBA se s’do të ketë. Ne patëm kërkuar vazhdimisht që zoti Kurti këtë çështje ta trajtojë në Uashington, por nuk bëri kështu. Zoti Kurti e hoqi taksën, por nuk e dakordoi me Uashingtonin. Këtu mendoj se ia huqi zoti Kurti”, tha Haradinaj.

Megjithatë, sipas tij, kjo Qeveri u rrëzua edhe për faktin se ka pasur përplasje të brendshme në koalicionin VV-LDK.

“Kur shtylla e dytë e LDK-së paralajmëroi për gjendje të jashtëzakonshme, shkarkimi i tij shkaktoi një çarje shumë të madhe”, theksoi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori