LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përshëndet arritjen e marrëveshjes: Koha për njohje

Haradinaj përshëndet arritjen e marrëveshjes: Koha për njohje
Foto: Arkiv

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

I pari i AAK-së ka kërkuar që tash të përmbyllet marrëveshje finale në një proces të prirë nga Amerika.


“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan”, deklaroi Haradinaj.

Ndryshe, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të mërkurën se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje lidhur me targat në bisedimet ndërmjet kryenegociatorëve të të dy vendeve.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, me lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell./Telegrafi/