LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në takim me kryeministrat e rajonit para fillimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan

Haradinaj në takim me kryeministrat e rajonit para fillimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan

Para fillimit të sesionit plenar të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, kryeministrat e vendeve të rajonit mëngjesin e sotëm kanë pasur një bashkëbisedim.

Në këtë Samit po merr pjesë edhe kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në një fotografi të postuar në llogarinë e tij në Facebook shihet bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, atë tëi Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe atë të Malit të Zi, Dushko Markoviq.


“Para fillimit të sesionit plenar të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, në bashkëbisedim me Kryeministrat e rajonit”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.

Haradinaj, gjatë sesionit plenar, do të mbajë edhe një fjalim ku të do paraqes rëndësinë që ka ky samit për Kosovën, por edhe për të ardhmen e Evropës, për prosperitetin e përbashkët rajonal.

Ndryshe Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan rrjedh nga Procesi i Berlinit. Në këtë samit do të diskutohet për çështjet e rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori