LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në ecjen vetëdijësuese kundër kancerit të gjirit

Haradinaj në ecjen vetëdijësuese kundër kancerit të gjirit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në manifestimin informativ-kulturor dhe ecjen tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit me moton: “Zbulimi i hershëm=Mbijetesë”, që u organizua për të 11-ën herë nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, udhëhequr nga Nafije Latifi.  

Ky manifestim ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjiri dhe krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se nuk ka njeri në glob që nuk e kupton se sa është me rëndësi diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje.

“Nëse duam t’ia shtrojmë vetës një pyetje se si mund të mbrohemi nga rreziku i kancerit të gjirit, është vetëm një përgjigje: ‘diagonstifikimi sa më i hershëm’. Ka plotë këtu në mesin tonë që e kanë mundur këtë sëmundje të keqe, por e kanë mundur ngase e kanë diagnostifikuar me kohë”, tha Haradinaj, duke theksuar se aktiviteti i sotëm dhe vetë Qendra e cila e ka për qëllim luftimin e kësaj sëmundje, është dëshmi se sa është ngritur vetëdija te ne.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se kjo vetëdije e ngritur duhet të përhapet te të gjithë.

“Jo çdo herë personi vet merr vendimin. Shumë herë vendimin për të mund ta marrin familja, ata që qëndrojnë më së afërmi. Duhet t’i inkurajojmë femrat, ato në qytete dhe zona rurale, që të marrin guximin njerëzor, të besojnë dhe të veprojnë me kohë”, tha  Haradinaj.

Para shumë të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria ka ndryshuar qasjen ndaj shëndetësisë, edhe pse ka ende punë për të bërë, duke shtuar se do të jetë përkrahë gjithë atyre që janë të prekur më këtë sëmundje që të ndihmoj që zbulimi dhe  diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje të bëhet më i lehtë për secilën grua kosovare.

Duke përgëzuar të gjitha ato gra që e kanë mundur këtë sëmundje, kryeministri Haradinaj ftoi të gjitha gratë që të mos dorëzohen, por ta luftojnë këtë sëmundje.

Para të pranishmëve nga një fjalë e kanë mbajtur edhe ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Arben Bislimi nga shoqata e Onkologëve dhe Nafije Latifi, themeluese e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori