Një debat me akuza dhe kundër akuza ka ndodhur në seancën e sotme në mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, lidhur me energjinë elektrike.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, theksoi se nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.
“E para rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike. E dyta është falja e tokës, me ç’rast 15 hektar tokë, pronë e KEK-ut shitet për vetëm dhjetë euro një kompanie private. Dhe e treta shteti e merr tërësisht përsipër rrezikun dhe në të njëjtën kohë ia garanton edhe shitjen e plotë privatit edhe fitimin prej 18. 5 për qind të shkallës së kthimit të brendshme në kapital. Duhet thuhet se në Qeverinë e Kosovës nuk ka kapital njerëzor në nivel politik e profesional që e njeh sektorin e energjetikës e aq më pak që është autoritet në këtë fushë. Profesionistët me të zotë të Kosovës në energjetikë janë jashtë sistemit publik”, tha Kurti.
Kreu i LVV-së, tha se shpronësimi në Shipitullë e Hadë nuk do duhej t’i barazonte banorët e përhershëm që kanë qenë aty dhe ata, sië i ka quajtur ai, zaptuesit e vonshëm.
Ndaj Kurtit reagoi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kurti bëri disa konstatime të paqëndrueshme dhe se habitet nga ai që nuk dinë ta bëjë shkoqitjen e ndërmjet qeverive.
“U tha që s’ka strategji Kosova, në fakt kemi plotë strategji, problemi ka qenë tek zbatimi i tyre, të kapaciteti zbatues ose fuqia e jonë, se strategjia plot kemi. Pse nuk është zbatuar një mishi, e dy mishi e pse kemi arritur në 500, mos harroni mos ta bënim këtë kishim mbetur pa kurrë një, sepse është hequr gradualisht interesimi për investim në qymyr. Disa institucione monetare nuk kanë pasur interesim të na japin fare kredi sikur mos ta nënshkruanim vitin e kaluar. Nuk e kuptoj koston çmimin, por mos harroni kemi importuar rrymë ne me çmim me të shtrenjtë se sa do ta prodhojmë ne vet”, tha Haradinaj.
Përsëri deputeti Kurti replikoj ndaj Haradinajt, duke i thënë atij se qeverisja e tij nuk është re, meqë shteti është i kapur edhe tash, sikurse ishte në legjislaturën e kaluar.
“Për mua kjo nuk është një qeveri e re, mund të ketë fytyra tjera, por fytyrat e tjera nuk e bëjnë qeverinë tjetër. Këtu kanë defiluar si në sfilatë ministra e kryeministra por orientimi s’ka ndryshuar. Unë nuk jam në kuvend për të vlerësuar fytyrat por politikat, por ato s’po i shoh duke ndryshuar. E para që do duhej të bënit ju, krimin e organizuar paraprak është dashur ta denonconi me emër, mbiemër shifra data, nuk e keni bërë. A dinë çfarë arkive të krimit ka në Qeverinë e Kosovës, është detyrë e juaj si kryeministër i ri që ta denonconi t’i hapni dosjet dhe të filloj të veproj prokuroria. Ju e keni marrë stafetën në të njëjtin rreth dhe po thoni a s’po shihni që e kam fanellën ndryshe, për mua s’është e rëndësishme, rrethi i njëjtë, qajo stafetë, nuk është as reformë e le më transformim”, theksoi Kurti.
Nuk u ndalë me kaq, pasi Haradinaj i replikoj përsëri Kurtit, duke i thënë atij se është i mirë në punën e tij, por ka diçka që nuk qëndron.
Madje, Haradinaj tha se po dyshon që ata importues kanë lidhje me Kurtin dhe VV-në, meqë nuk po e sheh këtë ndryshim.
“Nëse trendi i qeverisjeve deri në ardhjen time ka qenë që Kosova me mbet pa qymyr, me prodhu energji, pa njerëz të zhvendosur, me ardhjen time ka ndryshuar. E kanë parë qytetarët, krejt ata që iu kanë gëzuar, edhe ata që nuk iu kanë gëzuar se Kosova nuk po importon por po prodhon, është e drejt e jotja mos me pa, por qytetarë, Kosova e kanë parë që ka ndodhur kjo edhe është ndryshim. Kush është dëmtuar, ndoshta ndonjë sektor i krimit që mund të jeni të lidhur me ta sepse po iu dhembë. Dikush po, se dikujt po i dhembë që Kosova po prodhon e nuk po importon. E ndoshta qeta importues paskan qenë të lidhur me ju. Vetëm po dyshoj, emra nuk di, me ditë t’i them. Por meqë s’po ke guxim me pranu qeta, paske ndonjë hile, ndonjë sponzorizim dikah, s’po di prej atyre fondacioneve të largëta”, u shpreh Haradinaj.
Iu kundërpërgjigj Kurti përsëri, duke i thënë se cilido kryeministër do ta bënte këtë, meqë vendi kishte ardhur në pikën zero. Madje sipas tij, kjo është brengosëse, pasi kjo tregon sa të vogla i ka ambiciet.
“Fatkeqësia e jonë është se politikanët tanë kanë ambicie shumë të mëdha për veti, e për vendin i kanë të vogla, vendi vetëm të mos brankrotoj, a unë të ngjitem sa më larë, ky është problemi. Le t’i kemi ambiciet e mëdha për vendin, e le t’i kemi ambiciet e vogla individuale atëherë do të bëhet progresi”, u shpreh Kurti.
Nuk u ndal me kaq, pasi kryeministri mori fjalën përsëri tha se secili ka ambicie dikush ma pak e dikush më shumë, por disa i maskojnë ato.
“Dikush i maskon me barazi sociale me iu jep të gjithëve ngapak, me i kënaq të gjithë, dikush i takon një spektri politik, jam deklaruar me vullnet i djathtë politik, me kriju profit me i lanë njerëzit me kriju me ecë vendi. Respektoj ata që zbatojnë teorinë e barazisë sociale që mendoj që është në rregull. Mirëpo, me thanë që është ambicie e vogël me ndalë bankrotin energjetik do të thotë sa pa ndjenjë je ndaj asaj teme, nuk është e vogël zotëri. S’ka pasur të keqe më të madhe që ka mund të ndodhur në atë kohë”, u shpreh Haradinaj.
Kurti iu kundërpërgjigj përsëri Haraidnajt duke i thënë atij se janë për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, por dy herë na 300 megavat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Ligji për nënat surrogato në Shqipëri, Shehu: I shtyrë nga grupet kriminale, nëse miratohet do të pasohet nga ligji i martesave homoseksuale
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën