LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti po bën luftë hibride ndaj të arriturave të Kosovës

Haradinaj: Kurti po bën luftë hibride ndaj të arriturave të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për luftë hibride ndaj sukseseve të vendit.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk po e vazhdon asnjë projekt të mbetur në gjysmë nga qeveritë paraprake.


“Kurti jo vetëm që nuk i ka realizuar sukseset aty ku kanë munguar, por i ka luftuar të arriturat e mëhershme, i ka mohuar edhe sa ishte në opozitë, një pozicion lufte hibride të ngjashme me atë të armiqve të Kosovës, luftë hibride ndaj të arriturave të vendit”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së tutje është shprehur se Kurti po vazhdon ta mohojë ekzistencën dhe sukseset e vendit.

“Autostrada për Shkup ekziston, ushtria ekziston, Trepça pronë e Kosovës ekziston, Kurti ka mundur t’i vazhdojë projektet e mbetura në gjysmë, ose në çerek, por asnjë nga këto projekte që kanë qenë fituese të Kosovës nuk kanë vazhduar dhe çka ka ndodhur që është edhe më keq, pra është që Kosova ka arritur të krijojë besim te aleatët, sepse formimi i ushtrisë është rezultat i një besimi”.

“Kurti ka arritur nga një situatë e Kosovës, pra një shtet në ardhje, anëtar i familjes së kombeve që është në proces të realizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, e ka kthyer në palë që dënohet nga ata që janë jetik për ne për me ecë përpara në proceset e brendshme”, ka deklaruar Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Lideri opozitar ka thënë se partia që drejton vazhdon të besojë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është opsioni i vetëm për dalë nga kriza.

“Besoj se guximi politik i Aleancës, guximi për t’i marrë përsipër rreziqet e mocionit është në shërbim të vendit. Po them rreziqet sepse duam t’i dalim ballë një pushteti të kapur, me lidhjet e shkurta, me korrupsionin që po i del në dritë, me agjendën që po na armiqëson me ata që i kemi në interes jetik, me dëmet që po ia shkakton vendit si në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm është ndihmesë, ne e kemi ndihmuar opozitëbërjen me guximin tonë për mocion”.

Ai në fund ka shtuar se bashkimi i votës së opozitës për rrëzimin e qeverisë është në interes të Kosovës, derisa mungesa e koordiminit të opozitës është në shërbim të kryeministrit Kurti.

“Ata që e duan Kosovën nuk ishte dashtë t’i pengoj nxitimi i Aleancës, nëse është nxitim se ne jemi vonu, por nëse është nxitim, unë besoj se bashkimi i opozitës me votë në mocion është fitore e demokracisë në Kosovë, është fitore e Kosovës, është e arritur e respektuar vetëm bashkimi i votës tonë”, ka thënë Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori