Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk i kupton reagimet e presidentit turk ndaj tij, ndërsa theksoi se askush nga jashtë nuk do të marrë vendime për punët e brendshme të Kosovës.
Haradinaj në këtë intervistë tha se nuk dëshiron të paragjykojë se kush mund të ketë urdhëruar operacionin e arrestimeve dhe deportimit, që sipas tij ishte një lloj vjedhjeje e njerëzve nga Kosova.
Zëri i Amerikës: Z. Kryeministër për tri ditë me radhë jeni sulmuar nga presidenti turk Erdogan për shkak të qëndrimit tuaj ndaj arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, si i patë këto sulme?
Kryeministri Haradinaj: Kosova ka një kujdes në marrëdhëniet me të gjitha shtetet tjera edhe me Republikën e Turqisë. Jemi mirënjohës për njohje, për përkrahje në planin ndërkombëtar në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, tani kemi aplikuar për Interpol në këtë vit dhe kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos ndërhyjmë në punë të brendshme të ndonjë shteti tjetër edhe të Republikës së Turqisë. Ndalimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimi i tyre ka paqartësi, pra te mënyra e revokimit të lejes së qëndrimit, është procedurë shumë e shpejt dhe deportim i fshehtë dhe bazuar në këtë dhe për faktin që nuk kam qenë i informuar do të thotë kam marr vendim dhe i kam shkarkuar parevokueshëm ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e agjencisë së inteligjencës së Kosovës. Reagimet e presidentit (Erdogan) nuk i kuptoj, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë, këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës.
Zëri i Amerikës: A mund të ndikojnë këto në marrëdhëniet e ardhshme me shtetin turk?
Kryeministri Haradinaj: Tani duhet të shkojmë me kujdes, ne jemi të kujdesshëm edhe si popull shqiptar jemi popull i respektueshëm. Mirëpo gjithashtu, gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të respektojnë zhvillimet e brendshme institucionale, kushtetutën e vendit tonë.
Zëri i Amerikës: Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq vazhdon të jetë i mjegulluar. Kush është përgjegjës për këtë operacion?
Kryeministri Haradinaj: Operacioni ka ndodhur në Kosovë, jemi ne, institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit politik e institucional. Meqenëse operacioni ka ndodhur prej dikastereve njëri është ekzekutiv pra Ministria e Punëve të Brendshme, por po ashtu roli i Agjencisë së Inteligjencës, do të thotë Kosova e ka ndërmarrë veprimin më të madh të mundshëm dhe ka shkarkuar kokat e sigurisë në vend, do të thotë janë shkarkuar përgjegjësit por po ashtu kemi nisur edhe hetim të gjithanshëm për këtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQuni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron