LAJMI I FUNDIT:

Hapja e negociatave: Rama u përgjigjet kritikave (Video)

Hapja e negociatave: Rama u përgjigjet kritikave (Video)

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), mbrëmjen e kaluar përcaktuan qershorin e vitit 2019 si datë të mundshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, të kushtëzuar me përparimin e saj në disa fusha.

Këtë disa e quajtën si shtyrje të datës për hapjen e negociatave, mirëpo ndaj kësaj është përgjigjur sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.


Sipas Ramës, ka pasur hedhje të gurëve dhe akuzave “për një dështim imagjinar në Evropë”.

“Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook, duke e shoqëruar këtë publikimin edhe me video.

Përveç Shqipërisë, edhe Maqedonia ka marrë datë të kushtëzuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian konfirmuan se dy vendet nisin bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Deri atëherë Komisioni Evropian është i obliguar ta përgatisë terrenin për çeljen e negociatave, ndërsa vendet kandidate duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
“LDK refuzon farsën e darkave” - Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

“LDK refuzon farsën e darkave” - Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Lajme
KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin

KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin

Lajme
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
Kalo në kategori