LAJMI I FUNDIT:

Hapja e negociatave, Meta: Ditë e shkëlqyer për Shqipërinë

Hapja e negociatave, Meta: Ditë e shkëlqyer për Shqipërinë

Një ditë të shkëlqyer për vendin, por të vonuar, e ka konsideruar Presidenti Ilir Meta vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Në një komunikim me gazetarët, kreu i shtetit së bashku me urimin e tij përcolli edhe mesazhin për institucionet, për kryerjen sa më parë të detyrave që kërkon ky proces në mënyrë që të mos zgjasë 30 vite.


Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e fushatave që duan ta dekurajojnë dhe ta minojnë të ardhmen evropiane të vendit.

“Përshëndes vendimin strategjik të BE-së për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. E sotmja edhe pse një ditë e vonuar është një ditë e shkëlqyer për Shqipërinë. Është një gur kilometrik i vendosur nga shqiptarët dhe partnerët tanë. E sotmja është një ditë e shkëlqyer për rajonin tonë, një ditë vendimtare për të ardhmen ku duhet të ballafaqohemi me realitetin ashtu siç është”, ka thënë Meta.

“E vërteta është se kemi humbur shumë kohë, dokumenti i zbuluar nga BE-ja është pasqyra që na zbulon luhatjet çorientimet dhe punët e pabëra apo të bëra keq. Përmban kushtet e Bundestagut, vërejtjet e Francës dhe shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të BE”, ka shtuar Meta.

“Transformimi kërkon kohë, mund dhe punë të vazhdueshme. U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të na dekurajojnë dhe ta minojnë të ardhmen europiane, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ia vlen çdo përpjekje e sakrificë, sepse është e vetmja rrugë që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë paqen e begatinë që bashkatdhetarët tanë e kërkojnë në Francë, Gjermani e Britani dhe vende të tjera. U bëj thirrje institucioneve që të reflektojnë për kryerjen e detyrave urgjente konkrete që kërkon ky proces. Është në dorën tonë që të kalojnë 5 apo 30 vite të tjera. Urime të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe miqve tanë që sot i kemi më të afërt se dje”, shton presidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori