LAJMI I FUNDIT:

Hapet gropa në mes të qytetit kinez, “përpinë” këmbësorët – humbin jetën dy persona (Video, +16)

Hapet gropa në mes të qytetit kinez, “përpinë” këmbësorët – humbin jetën dy persona (Video, +16)

Dy persona kanë humbur jetën në jugperëndim të Kinës, kur një gropë gjigante u hap në mes të rrugës dhe “përpiu” katër këmbësorë.

Gropa me madhësi prej mbi 10 metra katrorë është hapur para një spitali në qytetin Dazhou në provincën kineze Sichuan, ku “përpiu” katër persona, transmeton Telegrafi.


Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar një burrë dhe nipin e tij që kanë ngecur në mbi 2 metra e gjysmë thellësi.

Kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur hapet gropa dhe i “përpinë” kalimtarët e rastit.

Në momentin që ekipet e shpëtimit mundoheshin t’i nxjerrin të mbijetuarit, ajo filloi të hapet edhe më shumë duke ua rrezikuar jetën edhe punonjësve. /Telegrafi/