LAJMI I FUNDIT:

Hani i Elezit ndërpret bashkëpunimin me kompaninë Bechtel-Enka

Hani i Elezit ndërpret bashkëpunimin me kompaninë Bechtel-Enka

Komuna e hanit të Elezit ia ka ndërprerë punimet kompanisë Bechtel-Enka gjatë orëve të vona të natës në autostradën Prishtinë- Hani i Elezit.
Komuna arsyetohet se ky vendim është marrë për shkaka se kompania po zhvillon punime gjatë natës dhe po pengon qytetarët e komunës.

Postimi i Komunës së Hanit të Elezit në Facebook


Komuna e Hanit të Elezit, ndërpret punimet e Bechtel- Enkas në orët e vona të natës së 11 tetorit 2018

Për shkak të dëmtimit të pronës publike dhe private, mbylljes së disa rrugëve ekzistuese dhe zhurmës së madhe gjatë natës nga ana e kompanisë Bechtel-Enka e cila po realizon projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, komuna e Hanit të Elezit ka vendosur të ndërpres komunikimin dhe bashkëpunimin me kompaninë Bechtel Enka.
Kryetari i komunës se Hanit te Elezit, Rufki Suma, pas disa paralajmërimeve dhe kërkesave drejtuar kompanisë Bechtel-Enka për riparimin e dëmeve, rihapjen e rrugëve të mbyllura, ndotjen dhe degradimin e ambientit, me dt. 11.10.2018 ju drejtua me një letër Drejtorit gjeneral të kompanisë Bechtel-Enka, z.Riadh Alkhazraji të cilin e njoftoi me vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Po të njëjtën ditë, me dt.11.10.2018, në orët e vona të natës, pas orës 23, kryetari Suma i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Refet Kalisi, dolën ne vendpunishte të autostradës në territorin e komunës së Hanit të Elezit dhe ndërprenë punimet e kompanisë Bechtel Enka për shkak të punimeve që bëheshin në orët e vona të natës me çka pengohej jeta normale e qytetarëve nga zhurma që krijohej.

Për deri sa kompania Bektel Enka nuk do ti riparojë të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat publike komunale dhe ato private të pa shpronësuara, komuna e Hanit te Elezit, nuk do të lejojë këtë kompani të shfrytëzoj pronën publike komunale”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori