Mesfushori sllovak i Napolit ka deklaruar se dëshiron largimin nga skuadra aktuale për arsyeje se dëshira e tij është që të luaj në Ligën e Kampionëve dhe një gjë të tillë Napoli nuk ia mundëson.

Sipas shkrimeve të fundit në mediat italian, Hamsik po kërkohet me ngulm nga ish-kampionët e Anglisë, Manchester City.


City dëshiron që të mbuloj hapësirën e lënë nga James Milner dhe Hamsik shihet si zëvendësuesi adekuat.

Pasanikët e Ligës Premier janë duke bërë gati një ofertë prej 25 milionë euro në drejtim të Napolit për yllin sllovak i cili gjithashtu mund t’i bashkohet edhe Benitezit në Real Madrid, por befasi do të ishte transferimi i tij në Schalke 04 që janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të majme. /Telegrafi/

telegrafi sport app