LAJMI I FUNDIT:

Hamasi publikon pamjet e para nga luftimet në Gazë, pas skadimit të marrëveshjes për armëpushim

Hamasi publikon pamjet e para nga luftimet në Gazë, pas skadimit të marrëveshjes për armëpushim

Hamasi ka publikuar pamjet nga luftimet në Rripin e Gazës, ku shihen militantët e këtij grupi duke shkrepur raketa në drejtim të mjeteve të blinduara të izraelitëve, duke marrë pjesë në luftime të ashpra nëpër lagjet e banuara.

Në video shihen pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam duke gjuajtur mjetet luftarake të izraelitëve në Gazë, transmeton Telegrafi.


Militantët e Hamasit përdornin raketat Yassin-105, që janë zhvilluar dhe prodhuar brenda Rripit të Gazës.

Si pasojë e defektit teknik, sistemi i mbrojtjes kundërajrore izraelite nuk funksion – raketa rikthehet dhe bie në tokë në Tel Aviv
Lexo po ashtu Si pasojë e defektit teknik, sistemi i mbrojtjes kundërajrore izraelite nuk funksion – raketa rikthehet dhe bie në tokë në Tel Aviv

Në anën tjetër marrëveshja për armëpushimin e ndërmjetësuar nga Katari ishte në fuqi për shtatë ditë, kurse Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për kolapsim.

E ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 193 persona janë vrarë në valën e fundit të sulmeve izraelit, ku numri i përgjithshëm i të vrarëve ka shkuar në mbi 15.200. /Telegrafi/