LAJMI I FUNDIT:

Halsey thyen gishtin në përpjekje për t’i shpëtuar një insekti

Halsey thyen gishtin në përpjekje për t’i shpëtuar një insekti
Halsey (Foto: Instagram/halsey)

Pavarësisht që ka thyer gishtin, Halsey ka planifikuar t’i kryejë disa shfaqje në ditët në vijim. Përpjekja e këngëtares amerikane për një shpëtim të guximshëm të një insekti ka shkuar shumë keq.

Të mërkurën, këngëtarja 24 vjeçe, ndau një foto të saj të përgjakur, me gishtin e thyer dhe arsyeja për lëndimin nuk kishte të bënte me performancën.


Artistja e lindur në New Jersey tha se në një përpjekje për të shpëtuar një flutur, ajo përfundoi duke thyer gishtin e saj. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, doli që flutura tashmë kishte vdekur.

Këngëtarja duket se ka një afinitet për fluturat, pasi edhe në këngën e saj “Without me” shfaq insektet fluturuese.

Gjatë turneut botëror për albumin e saj të dytë Hopeless Fountain Kingdom, grumbulli i fluturave u lirua nga lart, në momentin kur Halsey performoi “Alone” në skenë.

Këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e këngës “Boys With Luv”, bashkëpunimin e saj me BTS të K-pop dhe ‘single-in’ e saj “Nightmare”, ku deri më tani ka fituar 25 milionë klikime në Spotify që kur u publikua më 17 maj. /Telegrafi/

Halsey (Foto: People)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Magazina
Kalo në kategori