Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, po e shijon në maksimum ndjenjën e mëmësisë.

Ajo këtë vit u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj e quajtën Philip.

Duket se festa e Halloweenit sivjet ka qenë më e veçantë në familjen e aktores, duke se ishte djali i tyre që për herë të parë po e jetonte priudhën kur edhe Halloweeni festohet.

Eliza Dushku (Foto: Andrew Toth/Getty Images/Guliver)

Elzia publikoi një fotografi së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej bashkë me burrin, të veshur me kostume të zeza, ku i vizatuar ishte skeleti i njeriut.

Kush është Eliza Dushku? Karriera dhe të vërtetat e hidhura nga jeta e aktores me famë botërore që i bëri krenarë shqiptarët Kush është Eliza Dushku? Karriera dhe të vërtetat e hidhura nga jeta e aktores me famë botërore që i bëri krenarë shqiptarët

Ata mbanin në duar djalin e vogël të tyre, ndërsa i dhuronin një përqafim të ngrohtë atij.

“Gjërat më të mira që më kanë ndodhur ndonjëherë…! Këto thënie të vogla bezdisëse janë të gjitha të vërteta”, ka shkruar aktorja shqiptare në Instagram.

Përndryshe, ajo dhe bashkëshorti i saj, milioneri Peter Palandjian jetojnë së bashku në Los Angeles. /Telegrafi/

Eliza Dushku (Foto: Paul Marotta/Getty Images/Guliver)