LAJMI I FUNDIT:

Hakimi pjesë e PSG-së për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, përkundër ngritjes së akuzës zyrtare për përdhunim

Hakimi pjesë e PSG-së për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, përkundër ngritjes së akuzës zyrtare për përdhunim
(Foto: Getty)

Paris Saint-Germaini e ka përfshirë Achraf Hakimin në skuadrën e plotë për t’u përballur me Bayern Munichun për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligës së Kampionëve, pavarësisht se lojtari është akuzuar për përdhunim.

Prokurorët njoftuan në fund të javës së kaluar se e kishin akuzuar zyrtarisht futbollistin për përdhunim dhe e morën në pyetje pas një incidenti që ndodhi në shtëpinë e tij në Paris më 25 shkurt (e shtunë).


Pas akuzave për përdhunim - Ashraf Hakimi thuhet se po kalon krizë në martesë me gruan Hiba Abouk
Lexo po ashtu Pas akuzave për përdhunim - Ashraf Hakimi thuhet se po kalon krizë në martesë me gruan Hiba Abouk

Megjithatë, PSG ka vendosur ta marrë Hakimin në Munih për ndeshjen vendimtare në garën elitare kundër bavarezëve në Allianz Arena.

(Foto: Getty)

Klubi nuk ka vendosur nëse ai do të startojë, porse marokeni mori pjesë në seancën e plotë stërvitore të të hënës.

24-vjeçari nuk ka luajtur në fundjavë kundër Nantes, megjithëse ishte fotografuar në tribuna. Ai po ashtu ishte i pranishëm në ceremoninë e çmimeve të FIFA-s, The Best, të njëjtën ditë kur u njoftuar se ishte nën hetime.

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim
Lexo po ashtu Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi i djathtë ka të drejtë të luajë kundër Bayernit, pasi ligjërisht mund të largohet nga territori francez, pavarësisht se është nën hetim. Ai nuk e ka të ndaluar të kontaktojë me viktimën.

PSG duhet ta përmbysë rezultatin prej 0-1 që e pësoi nga Bayern Munichu në Parc des Princes, në mënyrë që të vazhdojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori