LAJMI I FUNDIT:

Hajrizi: Asgjë nuk përfundon sot, do të luftojmë për ta fituar edhe titullin

Hajrizi: Asgjë nuk përfundon sot, do të luftojmë për ta fituar edhe titullin

Pas fitores së KB Trepçës me rezultat 71:69 ndaj Prishtinës në finale të Kupës së Kosovës e cila u zhvillua në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ka reaguar edhe ylli i mitrovicasve Drilon Hajrizi.

Hajrizi është shprehur shumë i lumtur që ekipi i tij ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të tretë rresht.


Mirëpo, ai ka bërë me dije se ky është vetëm fillimi dhe se Trepça tani do të synojë që ta fitojë edhe titullin e kampionit.

“Shumë i gëzuar, i emocionuar për gjithë këta njerëz, për gjithë këtë gëzim që po ua ofrojmë. I përgëzoj bashkëlojtarët që luftuan deri në fund. Jam shumë i gëzuar për trofe, por asgjë nuk përfundon sot”.

“Shpresojmë se do të vazhdojmë njëjtë dhe në fund do ta fitojmë titullin që jemi duke e kërkuar gjatë. Lojërat me Prishtinën janë më emocionalet. E përgëzoj edhe Prishtinën për lojën, por ne e deshëm fitoren pak më shumë dhe arritëm të fitojmë. Ia uroj gjithë Mitrovicës fitoren”, ka thënë Hajrizi pas fitores./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori