LAJMI I FUNDIT:

Hajnat hyjnë në shtëpinë e deputetit Mërgim Lushtaku në Graçanicë, i vjedhin një pistoletë dhe stoli ari

Hajnat hyjnë në shtëpinë e deputetit Mërgim Lushtaku në Graçanicë, i vjedhin një pistoletë dhe stoli ari

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:30 ka ndodhur një rast i vjedhjes në një shtëpi në Graçanicë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë me dy karikator dhe 30 fishek (me leje) si dhe stoli ari”, thuhet në raport.


Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

Ndërkaq Telegrafi mëson se bëhet fjalë për shtëpinë e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku. Telegrafi ka provuar të kontaktoj me Lushtakun por i njëjti deri më tani nuk është përgjigjur. /Telegrafi/