LAJMI I FUNDIT:

Hajnat vjedhin 600 euro dhe stoli ari në një shtëpi në Lipjan

Hajnat vjedhin 600 euro dhe stoli ari në një shtëpi në Lipjan
Foto: Ilustrim

Një person nga Lipjani, ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur dhe duke hapur derën me forcë.

Policia njofton që hajnat personit të njëjtë i kanë vjedhur para në vlerë prej 600 euro, duke përfshirë edhe stoli ari.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur duke hapur derën me forcë dhe nga aty kanë vjedhur 600€ para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, bënë të ditur policia./Telegrafi/