LAJMI I FUNDIT:

Hajnat filmohen duke vjedhur marketin në Lipjan (Video)

Hajnat filmohen duke vjedhur marketin në Lipjan (Video)

Një vjedhje ka ndodhur dje në qytetin e Lipjanit.

Grabitja në një market në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.


Pamjet e siguruara nga kallxo, shfaqin momentin kur hajnat hynë në market prej të cilit, sipas Policisë, kanë vjedhur arkën me një sasi të parave dhe gjëra të tjera.

Dje është raportuar se pas këtij rasti, Policia ishte vënë në ndjekje të të dyshuarve.

Madje, Policia kishte përdorur edhe armët për t’i neutralizuar ata.

Policia ka njoftuar se gjatë ndjekjes janë aksidentuar dy vetura dhe janë lënduar 4 policë.