LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Të mos rrezikohet e ardhmja e Maqedonisë për qëllimet e politikës ditore

Hahn: Të mos rrezikohet e ardhmja e Maqedonisë për qëllimet e politikës ditore

Eurokomisari për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn është i kënaqur nga strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse sipas tij, është ngritur dinamikë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistë për “Euroaktiv” Gjermani, Hahn tha se përmirësim më i madh në vitet e fundit është vërejtur tek Maqedonia, por edhe tek vendet tjera të rajonit.


Në pyetjen se cili vend nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka arritur përparim më të madh, eurokomisari deklaroi:

“E para dhe më e rëndësishmja, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila ka kaluar një krizës të madhe politike me mjete demokratike. Vendi ka arritur përmirësim të dukshëm me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat me prioritet në qeverinë e re, pro reformatore dhe pro evropiane. Me rëndësi të madhe janë përpjekjet e kryeministrit të Qeverisë Zaev për mardhënie të fqinjësisë së mirë. Pas marrëveshje me Bullgarinë, pas 27 vitesh përpjekjesh të frytshme me ndërmjetësimin e OKB-së, është zgjidhur mosmarrëveshja për emrin në mes Shkupit dhe Athinës. Kjo marrëveshje historike paraqet një hap të rëndësishëm drejt realizimit të perspektivës euroatlantike të vendit”, thekson Hahn.

Ai kujton se një referendum i suksesshëm është i nevojshëm për një marrëveshje të suksesshme.

“Prandaj, u bëj thirrje të gjithë faktorëve politikë të punojnë në mënyrë konstruktive për të arritur këtë qëllim, jo për të rrezikuar përparimin për politika ditore. Kjo është e ardhmja e vendit, prandaj referendumi mbi marrëveshjen me Greqinë dhe emri i ri duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ratifikimi dhe referendumi i suksesshëm janë hapa thelbësorë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, thekson komisioneri i BE-së Hahn. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori