LAJMI I FUNDIT:

Hahn në Shkup, ai sot do të takohet me Pendarovskin, Zaevin, Ahmetin dhe Mickoskin

Hahn në Shkup, ai sot do të takohet me Pendarovskin, Zaevin, Ahmetin dhe Mickoskin

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë pranë Komisionit Evropian (KE) prej sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet më zyrtarë shtetëror dhe me kryetar partish politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ligji për Prokurorinë Pubklike, reformat në vend dhe fillimi i bisedimeve me BE-në janë temat që do të fliten në mes Hahn dhe zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut.


Hahn gjithashtu do të diskutojë ëdhe për procesin e integrimit të vendit duke dhënë mesazhe të qarta për zyrtarët shtetërore për sundimin e ligjit, për reformat në gjyqësor, arsim, shëndetësi dhe shumë sfera tjera. /Telegrafi/