LAJMI I FUNDIT:

Hadërgjonaj, mbrojtësi që po rritet me hapa gjigant në Bundesliga

Hadërgjonaj, mbrojtësi që po rritet me hapa gjigant në Bundesliga

Të transferohesh nga kampionati zviceran në Bundesliga nuk është gjë e vogël dhe këtë gjë e ka bërë së fundmi Florent Hadergjonaj.

Mbrojtësi fantastik nga Kosova, ka shkëlqyer për dy vite në skuadrën ku u rrit si futbollist, Young Boys Bern për t’i bërë të gjithë për vete.


Kishte kaluar shumë kohë që Young Boys Bern nuk kishte shitur ndonjë futbollist të tyre në Bundesliga dhe tani ata krenohen që arritën ta bënin këtë gjë me Hadergjonajn.

Deçanasi la kampionatin zviceran për t’iu bashkuar Ingolstadtit për dy milionë euro.

Në shtatë ndeshje ai nuk ishte ftuar fare në bankë nga trajneri i sk

Hadergjonaj sa ishte pjesë e futbollit zviceran tek Young Boys Bern

uadrës gjermane, mirëpo arriti në fund t’i bind të gjithë me cilësitë e tij.

“Fillimi për mua në Bundesliga ka qenë tejet i vështirë. Kam luajtur në fazën përgatitore por në ndeshjet e para gjithmonë kam qëndruar në tribuna, ishte e vështirë”, rrëfehet Hadergjonaj për Telegrafin.

Ishte java e tetë në Bundesliga dhe Ingolstadt do të priste gjigantin Borussia Dortmund kur erdhi edhe radha për të debutuar Hadergjonaj në Bundesliga.

Të debutosh në Bundesliga është një ëndërr e realizuar për djaloshin, mirëpo të futesh nga minuta e parë ndaj Dortmundit ishte diçka e madhe për të.

“Edhe pse nuk luaja gjithmonë jepja maksimumin në stërvitje dhe pritsha rastin tim. Kur mora vesh se do të jem titullar ndaj Dortmundit kisha shumë emocione pasi po luanim ndaj një skuadre të madhe”.

Ndeshja e parë e Florentit në Bundesliga kundër Borussia Dortmund

“Gjithçka ishte mirë për mua, bëra një asistim dhe arrita ta heq topin nga vija e portës sonë duke shpëtuar një gol të sigurt, gjëja e vetme që shkoi keq ishte që Dortmund arriti të na barazoi rezultatin në 3-3 në fund të ndeshjes”, thotë Hadergjonaj.

Synimi i djaloshit të talentuar është që të vazhdoi të luajë rregullisht në Ingolstadt për tu rritur edhe më shumë.

“Shpresoj të vazhdoi të luaj rregullisht në Bundesliga pasi do të rritëm edhe më shumë dhe do të bëjë përvojë më të madhe. Të ardhmes nuk i dihet, por Bundesliga është kampionati i përsosur për mua”, deklaroi Hadergjonaj.

22-vjeçari gjatë ndeshjes përballë Werder Bremen

Që nga ndeshja me Dortmundin, pozita e mbrojtësit të djathtë në Ingolstadt është blinduar nga Hadergjonaj.

Biondi kosovar ka bindur skuadrën e tij dhe që tetë ndeshje radhazi është titullar i padiskutueshëm në Bundesliga.

22-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, ndërsa tani është duke menduar për zgjedhjen përfundimtare, ta përfaqësojë Kosovën që është vendlindja e tij apo do të vazhdoi me Zvicrën A.

“Tani nuk luaj më për Zvicrën U21 dhe jam i lumtur që jam rritur në një shtet të tillë që më ka shkolluar edukuar dhe më ka dhënë mundësi të bëhem një futbollist profesionist”.

Deçanasi është edhe një praktikues i rregullt i fesë islame

“Muaji janar do të tregojë më së miri se ku do të luaj, në Kosovë apo Zvicër. Do të marrë një vendim së bashku me familjen dhe menaxherët e mijë”, u shpreh Hadergjonaj.

Hadergjonaj ka zhvilluar 12 ndeshje me grupmoshat e Zvicrës, ndërsa nuk ka shënuar ndonjë gol por ka asistuar në pesë sosh.

Vlera aktuale e Florentit në tregun e transferimeve është rritur në dy milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori