LAJMI I FUNDIT:

Me Haalandin dhe dy transferime të tjera gjigante, City mund ta “frikësojë” çdo skuadër në Evropë

Me Haalandin dhe dy transferime të tjera gjigante, City mund ta “frikësojë” çdo skuadër në Evropë

Erling Haaland mund të quhet lojtar i Manchester Cityt, raporton The Athletic.

Sulmuesi norvegjez thuhet se tashmë i ka kaluar testet mjekësore dhe do të nënshkruajë gjatë kësaj jave kontratën që e mbanë në Etihad Staidum deri në qershor të vitit 2027.


Haaland do të fitojë një pagë mbi 400 mijë euro, derisa me bonuse ajo shkon mbi 500 mijë euro, nëse arrin t’i plotësojë kushtet e ofruara nga Citizens.

Kreu ekzaminimet mjekësore në mënyrë të fshehtë, por kur prezantohet Haaland te City
Lexo po ashtu Kreu ekzaminimet mjekësore në mënyrë të fshehtë, por kur prezantohet Haaland te City

Me transferimin e tij, Manchester City do të kishte një skuadër që mund t’i ketë frikën çdo skuadër, shtuar këtu edhe Pau Torresin e Frenkie de Jongun.

Mbrojtësi i Villarealit po kërkohet nga kampioni në fuqi i Ligës Premier, derisa holandezi mund të shkëmbehet me Bernardo Silvan.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e ri të Cityt me lojtarët si Haaland, De Jong e Torres, por a mendoni se kjo skemë mund t’i sjell lavdinë në Ligën e Kampionëve? /Telegrafi/