eksperti-banner

Norvegjia e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës, duke mposhtur Irakun me rezultat bindës 4-1 në ndeshjen e parë të Grupit I.

“Vikingët” e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 29-të, kur Erling Haaland shfrytëzoi një asistim të Wolfe për të realizuar nga afërsia për 1-0.


Iraku reagoi dhjetë minuta më vonë, kur Hussein shënoi një gol të bukur me kokë për të barazuar shifrat në 1-1.

Megjithatë, gëzimi i irakianëve zgjati vetëm katër minuta. Haaland përfitoi nga një gabim i portierit kundërshtar dhe realizoi golin e tij të dytë personal në ndeshje për t’i rikthyer epërsinë Norvegjisë me rezultat 2-1.

Edhe në pjesën e dytë skandinavët dominuan lojën dhe arritën ta thellojnë avantazhin. Në minutën e 76-të, Leo Østigård shënoi për 3-1 pas një asistimi nga Martin Ødegaard.

Në minutën e fundit të ndeshjes, pas një tollovie në zonë, Hussein devijoi topin në portën e tij, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1 në favor të norvegjezëve.

Pas kësaj fitoreje, Norvegjia kryeson Grupin I me tri pikë, po aq sa ka edhe Franca. Në ndeshjen e ardhshme, norvegjezët do të përballen me Senegalin. /Telegrafi/

telegrafi sport app