LAJMI I FUNDIT:

Gwyneth Paltrow pozon e zhveshur dhe e lyer me ngjyrë ari për fotot e ditëlindjes së 50-të

Gwyneth Paltrow pozon e zhveshur dhe e lyer me ngjyrë ari për fotot e ditëlindjes së 50-të

Aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të në një mënyrë të veçantë.

Ylli i filmave ka pozuar e zhveshur dhe e lyer e gjitha me ngjyrë metalik ari për një fotoseion të frymëzuar nga “Goldfinger” për nder të ditëlindjes të martën (27 shtator).

“Gjithçka që di është se po më lyejnë me ari dhe se duhet të jem lakuriq. Ndihem shumë mirë kur mbush 50 vjeç, dhe kjo ka të bëjë me shprehjen e asaj ndjenje energjie dhe optimizmi që po përjetoj”, tha Paltrow gjatë xhirimit.

Foto: Andrew Yee

“Ka të bëjë më shumë me vështrimin femëror dhe thjesht me një ndjenjë argëtimi”, tha tutje ajo.

Fotografi Andrew Yee realizoi fotot mahnitëse, ndërsa grimieri i famshëm Lottie kishte për detyrë ta kthente Paltrow në një “perëndeshë të artë”, siç tha ajo për Goop.

Pasi u siguruar që lëkura në fytyrën dhe trupin e saj ishte shumë e hidratuar – duke përdorur produkte nga linja ‘Goopgenes e Goop Beauty’, natyrisht – Lottie aplikoi “pluhur ari” në fytyrën dhe trupin e aktores.

Ndërkohë, stilisti i flokëve Mark Townsend përdori të njëjtin pluhur në flokët e gjatë biondë të Paltrow, pasi përdori serumin ‘Goopglow Restore + Shine Hair’ për të mbuluar fijet e flokëve të saj.

Foto: Andrew Yee

“Mendoj se plakja është në fakt një gjë e bukur. Ne vetëm duhet të hapim perceptimet tona”, tha Paltrow për xhirimet.

“Trupi im është një hartë e provave të të gjitha ditëve … Një koleksion shenjash dhe parregullsish që kapin kapitujt. I plagosur nga djegiet e furrës, një gisht i thyer në një dritare shumë kohë më parë, lindja e një fëmije. Flokë argjendi dhe linja të holla. Dielli ka lënë gjurmët e gishtave të saj qiellorë mbi mua”, tha fituesja e ‘Oscar’-it.

“I pranoj shenjat dhe lirimin e lëkurës, rrudhat. Unë e pranoj trupin tim dhe heq dorë nga nevoja për të qenë perfekt, për t’u dukur perfekt, për të sfiduar gravitetin, për të sfiduar logjikën, për të sfiduar njerëzimin. Unë e pranoj humanizmin tim”, u shpreh aktorja.

Foto: Gwyneth Paltrow/Instagram

Ndërsa Paltrow bashkëpunoi me injeksionin kundër rrudhave ‘Xeomin’ në vitin 2020 duke thënë se ajo preferon “produkte të pastra, jo toksike” sesa operacionet plastike dhe ka folur shumë në lidhje me përqafimin e procesit të plakjes dhe jo për ta luftuar atë.

Ka qenë gjithmonë përkrahëse e tyre, Gwyneth Paltrow është e lumtur që ish-partneri Ben Affleck u martua me Jennifer Lopez
Lexo po ashtu Ka qenë gjithmonë përkrahëse e tyre, Gwyneth Paltrow është e lumtur që ish-partneri Ben Affleck u martua me Jennifer Lopez

“Më pëlqejnë rrudhat e mia dhe ju e dini, më pëlqen ajo që shoh. Sigurisht që mund të futem në kuadrin e mendjes ku bëhem kritik për këtë dhe atë, por vërtet përpiqem të mos e bëj dhe përpiqem të vlerësoni jetën e jashtëzakonshme që kam jetuar dhe gjithçka që kam mësuar. Më pëlqen që e gjithë kjo është shkruar në fytyrën time”, i tha ajo ‘Stylist’ në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori