LAJMI I FUNDIT:

Guri: Synoj shënimin e 15 golave në kampionatin belg

Guri: Synoj shënimin e 15 golave në kampionatin belg

Rrugëtimi i ri i Sindrit Gurit me Ostenden nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pas dy golave të shënuar në miqësoren kundër Zevezeles.

Për shkodranin ishte mjaft e rëndësishme që të krijonte një përshtypje pozitive tek tifozët dhe stafi teknik.

“Edhe pse nuk ishte ndonjë ndeshje e rëndësishme, u mundova të jap më të mirën. Jam bashkuar me skuadrën vetëm në datë 25 dhe u përpoqa të jap më të mirën dhe për fat të mirë, ia dola që të shënoj edhe dy gola, që ishin mjaft të rëndësishëm, pasi sollën përmbysjen e rezultatit dhe fitoren tonë”, deklaroi Guri.

Çdo futbollist e ka një objektiv personal dhe synimi i 24-vjeçarit është realizimi i 15 golave, një mision i vështirë por jo i paarritshëm për ish lojtarin e Kukësit.

“Natyrisht që çdo njeri i vë objektiva vetes dhe unë kam si qëllim të arrij të shënoj të paktën 15 gola. Duke parë nivelin këtu, kam shumë besim se do ta arrij, natyrisht edhe me shumë punë”, deklaroi sulmuesi shkodran.

Guri ka vetëm 5 ditë në Belgjikë, por i ka bërë tej mase përshtypje dashuria e tifozëve për skuadrën.

“Janë shumë të pasionuar pas futbollit, pas ekipit të Oostendes. Kjo është gjë e mirë, sepse futbolli luhet për tifozë dhe duhet të ndjehemi mjaft mirë, unë dhe e gjithë skuadra”, tha sulmuesi.

Ftesa në kombëtare ishte një nga çastet më të veçanta në karrierë, sulmuesi shpreson që kontributi i tij tek kuqezinjtë të vijojë edhe në të ardhmen.

“Shpresoj gjithmonë të jem pjesë e kombëtares dhe do mundohem të jap gjithmonë më të mirën. Për Shqipërinë jam gjithmonë i disponueshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën, por shpresoj që ftesa të mos më mungojë”, deklaroi Guri

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori