LAJMI I FUNDIT:

Gurabije me bajame

Gurabije me bajame

Përbërësit:

1 1/2 filxhanë çaji me gjalpë te freskët
1 1/3 filxhan çaji me margarinë
3 vezë të freskëta
1 filxhan çaji me sheqer
1 filxhan sheqer pluhur për spërkatje
1 filxhan kafe konjak
1 lugë kafeje sodë
1 lugë kafeje vanilje
1 kg miell
1 1/2 filxhan çaji bajame të grira
1 1/2 filxhan çaji ujë


Përgatitja

Përziejmë margarinën me gjalpin e freskët me sheqerin, i shtojmë edhe vezët e freskëta dhe i përziejmë për gati 10 minuta.

Në vazhdim hedhim miellin, konjakun, sodën, vaniljen, bajamet, derisa të bëhet një masë e butë.

E lëmë pak brumin të pushojë dhe pastaj e ndajmë në forma sipas dëshirës.

Pasi kemi bërë format, i vendosim në një tepsi të lyer në vaj dhe i pjekim në temperaturë mesatare për 25-30 minuta.

Pas pjekjes i nxjerrim nga furra, i hedhim pak ujë dhe sheqerin pluhur./Telegrafi/