LAJMI I FUNDIT:

Gundogan takohet me sheikun e Cityt (Foto)

Gundogan takohet me sheikun e Cityt (Foto)

Dhjetë muaj më parë ishte raportuar se e dashura e Ilkay Gundogan, të ketë zbuluar të ardhmen e mesfushorit duke publikuar një fotografi nga qyteti i Manchesterit duke pyetur “Ku jam”?.

Tani, mediat arabe kanë zbuluar një fotografi të mesfushorit të Borussia Dortmundit në krah të një sheiku të Citizens.


Hamed Alharthi është takuar muaj më parë me turko-gjermanin gjatë pushimeve të Gundoganit në Dubai.

Kjo ka bërë që të aludohet se 21-vjeçari do të kalojë gjatë afatit kalimtar veror tek skuadra e re e trajnerit Pep Guardiola, i cili gjatë verës do të merr drejtimin e skuadrës së Cityt në verë nga manuelle Pellegrini.

Kujtomë se vlera aktuale e futbollistit në tregun e transferimeve kap shifrat 22.5 milionë funte. /Telegrafi/

ilkak