LAJMI I FUNDIT:

Guardiolas i kthehet buzëqeshja nga fansi i Sunderlandit (Foto/Video)

Guardiolas i kthehet buzëqeshja nga fansi i Sunderlandit (Foto/Video)
Foto nga takimi i Guardiolas me djaloshin

Pep Guardiola me Manchester Cityn e tij pësoi humbje në fundjavë prej 4-0 nga Evertoni.

Por atij ia ka kthyer buzëqeshjen djaloshi i vogël Bradley Lowery që njihet si fans i flaktë i Sunderland.


Pesë vjeçari që vuan nga neuroblastoma (tumor në tru) para disa javësh ka qenë i ftuar nga klubi i tij i zemrës Sunderland, ndërsa klubi i ka dhuruara një pjesë të parave për shërimin e tij.

Foto nga takimi i Guardiolas me djaloshin

Ish trajneri i Barcelonës, e ka takuar djaloshin duke ia dhuruar një fanellë të Manchester City me nënshkrimet e lojtarëve.

Bradley ishte i pranishëm në ndeshjen e Evertonit, pasi klubi nga Liverpooli i dhuroi 200 mijë funte për shërimin e tij.

Duke përshëndetur tifozët e Everton

Trajneri i dhuroi një ditë të paharrueshme djaloshit të vogël duke ia rikthyer buzëqeshjen, gjë që e bëri edhe djaloshi me trajnerin. /Telegrafi/