LAJMI I FUNDIT:

Guardiola pohon se Arteta do të ishte pasardhës i tij te City, por nuk kishte pritur

Guardiola pohon se Arteta do të ishte pasardhës i tij te City, por nuk kishte pritur
(Foto: Getty Images)

Pep Guardiola ka thënë se Mikel Arteta ka mundur të ishte pasardhësi i tij te Manchester City nëse do të kishte më shumë durim.

Trajneri i tanishëm i Arsenalit ishte asistent i strategut të Citizens gjatë viteve 2016-2019. Ai u largua duke marrë drejtimin e skuadrës tjetër angleze në vitin 2019 pas shkarkimit të Unai Emery.


Arteta e ka ringjallur Arsenalin që këtë sezon është duke e kërkuar titullin e Ligës Premier pas shumë vitesh, ndërsa Guardiola pohon se po të ishte larguar më herët, ai do të ishte pasues i tij në Etihad Stadium.

(Foto: Getty Images)

“Jam shumë i sigurt se po të largohesha më herët, ai do të ishte këtu dhe do të ishte më i miri, absolutisht”.

Arteta thotë se miqësia me Guardiolan nuk do të prishet shkaku i luftës për titull
Lexo po ashtu Arteta thotë se miqësia me Guardiolan nuk do të prishet shkaku i luftës për titull

“Por, unë e vazhdova kontratën, më vjen keq dhe ai nuk priti, prandaj nuk ka ndodhur, por padyshim (që do të kishte ndodhur)”, është shprehur Guardiola në konferencën për shtyp.

Manchester City dhe Arsenali të premten zhvillojnë ndeshjen e raundit të katërt të Kupës FA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori