Golat nga Mario Gotze dhe Franck Ribery ua dhanë Bavarezëvie një avantazh 2-0 në pjesën e parë, para se Arjen Robben, Dante dhe Mario Mandzukic të shënojnë në pjesën e dytë.

“Kjo ishte ndeshja më e mirë në shtëpi deri tash këtë sezon. Jam i kënaqur. Lojtarët e mi bënë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe mund vetëm t’i uroj ata. Ne bëmë një hap të mirë parapa”.


“Ne ishim në kontroll të të gjithë ndeshjes dhe shijuam shumë posedim. Ne arritëm sukses duke i vendosur sulmuesit tanë të veçantë në pozita të rrezikshme kohë pas kohe”.

“Jam i kënaqur për tifozët. Shpesh kisha frikë se njerëzit brenda stadiumit do të mërziteshin gjatë pjesës së parë të sezonit”, ka thënë spanjolli. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app