LAJMI I FUNDIT:

Guardiola nderoi me një bluzë që kishte veshur ish trajnerin e tij Mazzonen që ndërroi jetë

Guardiola nderoi me një bluzë që kishte veshur ish trajnerin e tij Mazzonen që ndërroi jetë

Pep Guardiola i bëri homazhe Carlo Mazzone pas fitores 1-0 të Manchester City ndaj Newcastle, duke veshur një bluzë me ish trajnerin e tij,  gjatë intervistave të tij pas ndeshjes mbrëmë.

Futbolli italian mbajti zi për ish-trajnerin që vdiq të shtunën në moshën 86-vjeçare.


Mazzone është trajneri me më shumë paraqitje në Serie A. Ai ka punuar me yje të panumërt gjatë karrierës së tij, nga Francesco Totti te Roberto Baggio, Andrea Pirlo dhe Pep Guardiola.

Spanjolli ishte veçanërisht i lidhur me Mazzonen dhe e nderoi atë gjatë një interviste pas ndeshjes të shtunën mbrëma. Pep kishte veshur një bluzë që përshkruante një nga momentet më klasike të futbollit italian ndonjëherë, ku përfshihej ish-trajneri i Brescias dhe Romës. Skena është nga minutat e fundit të derbit Lombard midis Brescia dhe Atalanta në shtator 2001.

Brescia ishte duke humbur 3-1 kur kishin mbetur 15 minuta. Roberto Baggio shënoi një gol në minutën e 75-të, duke e shtyrë Mazzone të ‘kërcënojë’ ultrasit e Atalantas, të cilët e kishin fyer atë dhe familjen e tij gjatë gjithë lojës.

“Nëse shënojmë një tjetër, unë do të vij atje”, bërtiste ai vazhdimisht.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi kur Baggio shënoi golin e barazimit në minutën e 93.  Mazzone vrapoi nën sektorin e mysafirëve dhe ishte e pamundur që një nga anëtarët e stafit të tij ta ndalonte.

Gjyqtari Pierluigi Collina e priti trajnerin para bankinës së tij dhe i tregoi atij një karton të kuq, të cilin Mazzone e pranoi pa ankesa.

Guardiola dhe Mazzone ishin miq të ngushtë jashtë fushës. Spanjolli e ftoi ish-trajnerin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve 2009, të cilën e fitoi për Barcelonën kundër Manchester United në ‘Olimpico’ në Romë.

“Është një ditë e trishtuar për mua dhe familjen time, zoti Mazzone ishte trajneri im në Brescia dhe ai ndërroi jetë sot”.

“Një përqafim i madh për të gjithë familjen e tij. Në një moment të vështirë për mua në Itali, ai ishte si një baba për mua. Ai ishte një legjendë e futbollit italian. Ndikimi që pati te njerëzit që e njihnin ishte masiv. Lojtarë, trajnerë, presidentë”.

“Mbaj mend që disa miq ma dërguan këtë bluzë një vit më parë dhe unë thashë, sot është dita që do ta vesh”, ka thënë Pep në konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori