LAJMI I FUNDIT:

Guardiola flet për transferimin e Harry Kane dhe kërkesën e tre lojtarëve për t’u larguar nga Man City

Guardiola flet për transferimin e Harry Kane dhe kërkesën e tre lojtarëve për t’u larguar nga Man City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për situatën e transferimeve në klubin e tij, pasi mund të ketë edhe disa ndryshime deri në mbylljen e afatit kalimtar.

City njoftoi gjatë ditës së djeshme transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa për një shifër rekord prej rreth 120 milionë eurosh.


Megjithatë, anglezi Grealish nuk pritet të jetë përforcimi i fundit i klubit nga Etihad, pasi synohet transferimi i madh i Harry Kane nga Tottenhami.

Zyrtare: Jack Grealisht kompleton transferimin rekord te Manchester City
Lexo po ashtu Zyrtare: Jack Grealisht kompleton transferimin rekord te Manchester City

Për situatën e sulmuesit anglez ka folur edhe vet trajneri i Cityt, Guardiola.

“Ai është një lojtar i Tottenham. Nëse Tottenham nuk dëshiron të negociojë, ajo gjë përfundon”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nëse duan të negociojnë, shumë klube do të donin ta nënshkruanin atë, ne nuk jemi përjashtim. Ne jemi shumë të interesuar për të, sigurisht që do të përpiqemi”.

Harry Kane i gatshëm të kalojë te Man City, transferim dhe fitime rekord në Ligën Premier
Lexo po ashtu Harry Kane i gatshëm të kalojë te Man City, transferim dhe fitime rekord në Ligën Premier

Guardiola ka njoftuar se ka edhe disa lojtarë që duan të largohen nga City, ndër ta edhe portugezi Bernardo Silva.

“Bernardo Silva dëshiron të largohet. Janë dy ose tre lojtarë që duan të largohen. Kur ata sjellin ndonjë ofertë dhe duan të largohen, ne jemi të hapur për të diskutuar… por kjo varet nga ata”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Kalo në kategori