LAJMI I FUNDIT:

Guardiola emëron gjashtë skuadra që mund ta fitojnë titullin në Angli, të gjithë befasohen me dy pretendentët e spanjollit

Guardiola emëron gjashtë skuadra që mund ta fitojnë titullin në Angli, të gjithë befasohen me dy pretendentët e spanjollit

Elita e futbollit anglez, Liga Premier këtë edicion është tejet interesante dhe atraktive.

Arsenali po vazhdon t’i befasojë të gjithë ku është në krye të kampionatit pas 12 xhirove me 31 pikë, dy më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.

Befasia tjetër padyshim se është Newcastle United, që pas 13 dueleve që ka zhvilluar e sheh vetën në pozitën e katërt me 24 pikë, ndërsa Liverpooli ka mbetur në pozitën e nëntë me vetëm 16 pikë pas 12 sfidave të zhvilluara.


E sipas trajneri kampion në fuqi, Pep Guardiola për titullin këtë edicion janë shtatë skuadra.

Pep ka futur në garën për titullin Newcastle United që ka befasuar të gjithë, por edhe Liverpoolin përkundër se ka mbetur larg pjesës tjetër.

“Newcastle ka një trajner të mirë dhe lojtarë të klasit të lartë. Unë imagjinoj se ata do të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë në kreun e renditjes”, tha Pep.

“Ata janë fizikisht shumë të mirë, tranzicion nga zona në zonë dhe intensiteti i tyre pa top është mbresëlënës. Gjithashtu, ata nuk po luajnë në Evropë, gjë që është një avantazh i madh sepse kur arrin në muajt e fundit ke energji”, tha Guardiola.

Tutje spanjolli foli edhe për konkurrentët tjerë për titullin e kampionit, ku Arsenalin e ka etiketuar si favoritin kryesor.

“Unë do të thosha që Arsenali janë favoriti kryesor pasi ata për momentin janë në krye. Chelsea, Newcastle, Tottenham, Manchester United dhe Liverpool janë skuadrat tjera në garë për titullin”, tha Pep.

Ish-trajneri i Bayern Munich dhe Barcelonës ka shpjeguar edhe arsyet pse ka futur Liverpoolin në garë për titull, përkundër që The Reds janë shumë mbrapa në tabelë.

“Liverpooli kanë të njëjtin trajner dhe skuadër që mundën të fitonin 18 ndeshje radhazi. Pse nuk janë në gjendje ta bëjnë përsëri?” ka thënë Guardiola.

“Kjo është ndjenja ime. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës dhe se si do të kthehen futbollistët nga botërorit, është afati kalimtar dhe gjithçka është e mundur”, u shpreh Pep Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
E kryer, Smalling braktis Romën dhe kalon në Arabi – klubi italian e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

E kryer, Smalling braktis Romën dhe kalon në Arabi – klubi italian e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Serie A
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori