LAJMI I FUNDIT:

Guardiola emëron dy lojtarët që nuk e fituan kurrë Topin e Artë, por më së shumti e merituan

Guardiola emëron dy lojtarët që nuk e fituan kurrë Topin e Artë, por më së shumti e merituan

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zgjedhur dy lojtarë që e meritonin të fitonin Topin e Artë, por nuk e fituan kurrë.

Të hënën në mbrëmje, yllit të Cityt, Rodri, iu dorëzua çmimi i Topit të Artë 2024 pas një sezoni të shkëlqyeshëm 23/24 si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.

28-vjeçari luajti një rol kyç pasi City fitoi Ligën Premier dhe Spanja fitoi Euro 2024, me Rodrin që ishte njëri nga më meritorët.


Të martën pasdite, trajneri i Cityt, Guardiola foli për Topin e Artë dhe zgjodhi Xavin dhe Andres Iniestën si dy lojtarë që e meritonin të fitonin Topin e Artë.

“Cristiano [Ronaldo] ishte një përbindësh dhe babai i përbindëshave është [Lionel] Messi. Të dy kanë bërë diçka të pabesueshme në 15, 20 vitet e fundit. Dhe ndoshta në atë moment, Xavi dhe Iniesta e merituan edhe Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ju e dini që epoka e Cristianos dhe Messit ka qenë e pabesueshme, se si ata e ndanë atë, e merituan dhe ishin në një nivel tjetër. Dhe tani është një epokë tjetër, dhe të gjithë mund të fitojnë Topin e Artë, dhe në fund opinioni është i lirë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

La Liga
Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Premier League
Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Premier League
Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Përfaqësueset
Klubi francez refuzon nënshkrimin me të, Pogba ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

Klubi francez refuzon nënshkrimin me të, Pogba ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

Ligue 1
Kalo në kategori