LAJMI I FUNDIT:

Grupi i BE-së për vizat nesër vjen në Kosovë

Grupi i BE-së për vizat nesër vjen në Kosovë

Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër progresin e institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Ministrja Dhurata Hoxha thotë se janë përgatitur materialet e nevojshme për ta njoftuar këtë Grup për progresin e arritur.

Grupi Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër punën që është bërë nga institucionet kosovare sa i përket reformave, posaçërisht rreth sundimit të ligjit dhe të aspekteve tjera që ndërlidhen me këtë proces.


Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosova ka përgatitur të gjitha materialet përkatëse për ta njoftuar këtë Grup rreth punëve që janë bërë.

Në anën tjetër, deputetë të subjekteve opozitare thonë se shpresojnë se ky Grup do të konstatojë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin pa viza.

Ndërsa njohës të proceseve integruese thonë se Grupi Punues për Vizat është filtri i parë i vendimmarrjes për liberalizim brenda Këshillit të Ministrave.

Pas mbështetjes nga COWEB çështja e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën kalon në nivelin e ambasadorëve, që njihet si COREPER dhe në fund kërkohet miratimi nga ministrat e vendeve anëtare të BE-së./Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori