LAJMI I FUNDIT:

Grupi i punës për ndryshime kushtetuese javën e ardhshme do t’i përpilojë amendamentet kushtetuese

Grupi i punës për ndryshime kushtetuese javën e ardhshme do t’i përpilojë amendamentet kushtetuese

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq theksoi se javën e ardhshme do të takohet Grupi punues për ndryshimet kushtetuese dhe se bashkë me ministrin, Krenar Lloga nuk do të ndërhynë në vendimet që do të merren. Në pyetjen nëse Grupi i punës do të zgjerohet, ajo theksoi se nuk ka një plan të tillë për momentin.

“Ata janë dakorduar që të fillojnë me punë pas majit, kur do të ketë qëndrim parimor se sipas cilit model do të punohet. Ministria e Drejtësisë dhe ministri nuk do të ndërhynë për arsye se ne konsiderojmë se atje ka ekspertë, profesionistë që do ta bëjnë punën më së miri. Ndryshimet kushtetuese janë e vetmja rrugë drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Avramovska Madiq.


Ajo shtoi se për për momentin Grupi i punës do të punojë në përbërjen që është krijuar.

“Aty ka ekspertë të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për të dhënë kontribut në atë për të cilën janë formuar”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se partitë politike nominuan 13 përfaqësues për Grupin e punës që do të punojë në amendamentet për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/