LAJMI I FUNDIT:

Grupi paramilitar rus: Në të ardhmen do të punojmë në fshehtësi

Grupi paramilitar rus: Në të ardhmen do të punojmë në fshehtësi

Grupi paramilitar rus ENOT Korp, i cili trajnon fëmijët serbë në një kamp ushtarak të mbyllur kohët e fundit në Zllatibor, njoftoi në faqen zyrtare të internetit se aktivitete të ngjashme do të vazhdojnë të mbahen sekrete në të ardhmen, pasi këtë herë, thonë ata, “armiku dha gjithë informacionin dhe qëllimet”.

“E parashikueshme sipas përfundimit, por e papritur në madhësi, ishte misioni ynë i parë në Serbinë vëllazërore”, thuhet në tekst.


Grupi rus përshkroi të gjithë projektin si një “kamp patriotik ushtarak” dhe e karakterizoi mbylljen e saj si absurde.

Kompania ushtarake private u krijua gjatë konfliktit në Ukrainë në 2015.

Valeriy Sambarov, një nga udhëheqësit e E.N.O.T.  tha se organizata e tij dëshiron të ndihmojë të rinjtë “të bëhen njerëz të vërtetë dhe luftëtarë për të mbrojtur vendin e tyre”.

Trajnimi zhvillohet në kampe ku marrin pjesë shumë të rinj dhe fëmijë. Ato ekzistojnë në Rusi qysh nga fillimi i vitit 2015, e cila përkon me themelimin e ENOT Korp, por edhe me apelin e Kremlinit për të shtuar “rininë patriotike”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori