LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Pensionet e nëntorit më të larta për 5 %!

Gruevski: Pensionet e nëntorit më të larta për 5 %!

Pensioni i nëntorit i cili do të paguhet nga fillimi i dhjetorit të këtij viti për rreth 300 pensionistë do të jetë i zmadhuar për 5% ose për 670 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri më tani pensioni mesatar është rritur për rreth 70, ndërsa ai minimal për rreth 90 për qind” ka deklaruar sot kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski.


Kriza politike, siç thotë ai, ka ndikuar negativisht ndaj ekonomisë, por sërish Qeveria në dy vitet e kaluara ka ndërmarrë shumë hapa për tu paraprirë efekteve negative nga kriza politike dhe për zbutje sa më të madhe të mundshme, zvogëlim apo minimizim të tyre.

“Kjo dha sukses, me siguri nëse nuk do të kishte hapa të tilla, ekonomia dhe gjendja do të ishin shumë të këqija dhe shumë gjëra do të ndodhnin më ndryshe se sa ndodhën. Sa i përket pensioneve, edhe krahas të gjithë problemeve të cilat i krijoi kriza politike, parashihet që pensioni i nëntorit të jetë e rritur për 5 për qind, ashtu siç u premtua paraprakisht dhe u votua në Buxhetin e vitit të kaluar, me se u plotësua një nga premtimet tona”, ka theksuar Gruevski.