LAJMI I FUNDIT:

Gruevski, Llatas, Mijallkov, Jankulloska dhe të tjerë në listën e PSP-së për paraburgim (Foto)

Gruevski, Llatas, Mijallkov, Jankulloska dhe të tjerë në listën e PSP-së për paraburgim (Foto)

Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer janë ish-zyrtarët për të cilët kërkon paraburgim Prokuroria Speciale Publike në lidhje me rastin ”Titanik” që lidhet me mashtrimet zgjedhore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përveç këtyre, për rastin e njejtë kërkohet paraburgim edhe për Sasho Mijallkov, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe Vlladimir Peshevski.


Prizma/Birn
Prizma/Birn

Për rastin ”Total” për keqpërdorime të Taksës së Vlerës së Shtuar (TVSH) PSP kërkon paraburgim. Dragan Pavlloviq-Llatas kërkohet për t’u marr në paraburgim për këtë rast.

Prizma/Birn
Prizma/Birn

Përndryshe, PSP sot njoftoi për hapjen e 17 aktakuzave për 18 lëndë ku akuzohen 94 persona fizik dhe 7 persona juridik. /Telegrafi/

PSP: Kemi ngritur 17 aktakuza (Video)
Lexo po ashtu PSP: Kemi ngritur 17 aktakuza (Video)