LAJMI I FUNDIT:

PSP: Kemi ngritur 17 aktakuza (Video)

PSP: Kemi ngritur 17 aktakuza (Video)

Një ditë para skadimit të afatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për të ngritur aktakuza në lidhje me hetimet e aferës së përgjimeve, kjo prokurori doli para mediave dhe shpalosi detaje shtesë rreth hetimeve dhe akuzave të reja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Janeva sqaroi se sa aktakuza janë ngritur, sa persona fizik akuzohen dhe sa persona juridik akuzohen.


”Sot kemi mundësi që me ju të ndajmë një pjesë të rezultateve të arritura deri tani që reflektojnë në akuzat që së bashku me dëshmitë mund t’i shihni. PSP-ja nuk do të heq dorë dhe se kemi obligim para mediave dhe publikut që të mundësojmë qasje në punën e PSP-së.

Akuzat e sotme janë si rezultat i punës së ekipit pas meje, që pa kompromis ka dhënë gjithçka në tentimin e krijimit të kushteve për sundimin e ligjit dhe për barazinë e qytetarëve të Maqedonisë, para Kushtetutës dhe ligjeve.

”Edhe pse nuk është arritur një zgjidhje ligjore që PSP-ja të veprojë më tutje, deri sot kemi arritur t’i ngritim të gjitha aktakuzat, gjithësejt 17 akuza për 18 lëndë për 94 persona fizik dhe 7 persona juridik, ku bëhet fjalë për keqpërdorime serioze të detyrave zyrtare.”

”Ngritja e akuzave paraqet një hap para plotësimit të mandatit të PSP-së, në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Jemi të bindur se me procedura penale do të dëshmojmë se i kanë bërë veprat penale që ngarkohen në aktakuza.”

”Kjo ditë nuk ndryshon asgjë që kjo PSP ka kapacitet dhe do të vazhdojë me hetime për veprat penale, për të dhënë garancë se kryerësit e veprave penale të dënohen. Falenderoj MPB-në, Ministrinë e Financave dhe atë të Drejtësisë për bashkëpunimin.”

”PSP-ja pret nga partitë politike që ta mbështetin dhe t’ia mundësojnë vazhdimin e punës në drejtim të zbardhjes së rasteve që dalin nga afera e përgjimeve të paligjshme.”

Periudha e hetimit është shumë e shkurtër për t’i kryer të gjitha veprimet të cilat duhet të vihen në ngarkim të të akuzuarve. Ka procedura ligjore që duhet t’i respektojmë te lënda ”Talir”.

”Për të gjitha lëndët është ngritur aktakuzë përveç lëndëve ”Talir” dhe ”Tablla”. ”Shënejstra” dhe ”Fortesa janë bashkuar në një lëndë”.

Për rastin ”Monstra” dhe ”Shkupi 2014″

”Shpresoj se në periudhën që vjen, Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të lejojë nëse do të na jepet ”Monstra” që të deklarohemi për këtë lëndë. Pastaj ne duhet të vendosim nëse na takon të merremi me këtë lëndë. Ka edhe lëndë tjera, siç është ajo për ”Shkupi 2014”, që duhet të punohen. Do të vazhdojmë me hetimin e lëndëve edhe më tej, e më pastaj do të presim nëse do të na ofrohet hapësirë për të ngritur akuza.”

Për BDI-në
”Nuk kemi hapur hetime për funksionarë të lartë të BDI-së. 45% e materialeve të dëgjuara, nuk janë analizuar ende përveç këtyre hetimeve që i kemi hapur deri tani. Edhe 55% të lëndëve të tjera duhet që të dëgjohen dhe analizohen.”

Për Telekomin
”Lënda për Telekomin është e hapur, pra nuk e kemi mbyllur dhe presim që edhe kjo lëndë të na jepet neve”

Për kryetarët e partive

”Lëndët duhet të shkojnë me procedurë të përshpejtuar. Gjykata duhet të vendosë menjëherë për të proceduar lëndët dhe për të punuar në ato, pasi që ka kërkesa për paraburgime. Katica Janeva konfirmoi se ka kërkesë për paraburgim edhe për kryetar të një partie politike.”