LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Kemi investuar 470 milionë euro për infrastrukturën rrugore në rajonin Ohër-Strugë

Gruevski: Kemi investuar 470 milionë euro për infrastrukturën rrugore në rajonin Ohër-Strugë

“Në katër muajt e parë të këtij viti përfitimi në turizëm është 60 milionë e 400 mijë euro, që është për 4 për qind më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Në pesë muajt e parë ka edhe 11 për qind rritje të numrit të turistëve”, ka theksuar kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski gjatë vizitës së sotme në rajonin e Strugës.

Kjo, sipas tij, paraqet tregues se edhe këtë vit do të ketë rritje të konsiderueshme të turizmit që është rezultat i punës me shumë përpjekje në të kaluarën, por edhe gjatë këtij viti.


Lidhur me fluturimet nga aeroporti i Ohrit në gjashtë muajt e parë ka rritje të turistëve për 83 për qind në krahasim me vitin e kaluar që është rritje shumë serioze e numrit të turistëve të huaj të cilët qëndrojnë në Ohër, Strugë, Vevçan, por edhe në tërë rajonin.

Qeveria siç ka theksuar ai, ka investuar shumë edhe në infrastrukturë, por edhe në ofertën turistike, përmes ndërtimit të objekteve të ndryshme si muze dhe përmbajtje të tjera për tërheqjen e turistëve.

Është interesante të theksohet se sot këtë rajon e vizitoi edhe një delegacion qeveritar por i përbërë prej ministrave të cilët vijnë nga radhët e BDI, për të vënë gur themelin e sallës së re sportive në Llabunishtë të Strugës./Telegrafi/