LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Qeveria ka realizuar pagesën e parë ndaj kompanisë “Bechtel-Enka” për ndërtimin e korridoreve

Grubi: Qeveria ka realizuar pagesën e parë ndaj kompanisë “Bechtel-Enka” për ndërtimin e korridoreve

Zv. kryeminsitri, Artan Grubi njofton se është realizuar pagesa e parë ndaj realizuesit të punimeve Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D.

“Qeveria, nëpërmjet të Ministrisë së Transportit dhe Ndërmarrjes së rrugëve, ka realizuar pagesën e parë ndaj realizuesit të punimeve Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D.


Pagesa ka të bëje me paradhënien standarde (avans) si në çdo projekt tjetër si dhe me mobilizimin e realizuesit për punë në përputhje me kontratën”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se është në duart e deputetëve që të vendosin a do të ndërtohen këto autostrada më shpejtë dhe shumë më lirë ose më ngadalë e shumë më shtrenjtë./Telegrafi/