LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Punojmë që OBRM-PDUKM të votojë për ndryshimet kushtetuese

Grubi: Punojmë që OBRM-PDUKM të votojë për ndryshimet kushtetuese

Po punojmë në atë qëllim që OBRM-PDUKM të votojë për ndryshimet kushtetuese. Nëse OBRM-PDUKM është e vendosur për Maqedoninë evropiane, atëherë do t’i bashkohet ndryshimeve kushtetuese, deklaroi sonte zv. kryeministri Artan Grubi.

Ai për “Top Tema” tha se sot Qeveria ka diskutuar për ndryshimet kushtetuese, por më parë kishin formuar një ekip që punon për këtë çështje.


“Për të mos qenë optimist, jam i bindur se do t’ia dalim, plani ynë është i shkëlqyer, shumë ambicioz dhe real për zbatim dhe realizim. E di që ka skeptikë, ju dëshironi që matematika e zhveshur dhe të numëron deputetët se si ta arrihet deri te 80, por ju e dini që gjithçka që kemi thënë deri më tani ka dalë kështu dhe është realizuar”, tha Grubi.

Grubi ka treguar se do të merren vesh në mënyrë të denjë, ashtu siç janë marrë vesh herën e kaluar me OBRM-PDUKM-në.

“Ne do të jemi kreativ, fleksibël dhe mendoj se do të gjendet një zgjidhje për këtë problem, por nuk mendoj se duhet të ketë metoda si shantazhi, nuk jam për këtë, por ne jemi liderë që duhet të marrim vendime të guximshme, janë të papëlqyeshme për ne, por për të mirën e vendit”, tha Grubi.

Sipas tij, për të gjitha vendimet e guximshme që kanë marrë, jemi shpërblyer si shoqëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori