eksperti-banner

Një familje në Indonezi mbetën të habitur kur një e afërme e tyre të cilën e panë duke u mbytur në det, është shfaqur e gjallë pas 18 muajve në po të njëjtin plazh

Nining Sunarsih, 35-vjeç, mendohej se kishte vdekur kur e "përpiu" një valë e madhe në West Java në janar të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Por, trupi i saj kurrë nuk ishte gjetur, megjithatë ky fakt për asnjë moment nuk ua humbi shpresat që do ta gjejnë të gjallë - gjë që edhe ndodhi.

1 55

Të shtunën familja e saj janë kthyer në plazhin e njëjtë, pasi babai i saj filloi të sheh ëndrra misterioze, dhe pasi u shfaqen atje e gjetën të shtrirë në rërë pavetëdije e veshur me rrobat e njëjta sikur në natën kur ishte "zhdukur".

Ata e kishin dërguar në spital Sunarsihin, ku mjekët konstatuan se organet vitale i ka të padëmtuara dhe se ajo do të rikuperohet shpejt.

E gjithë ngjarja filloi në janar të vitit të kaluar, kur Sunarsih kishte shkuar për pushime me familjen në plazhin Citepus në Sukabumi.

Ajo po lahej në oqean kur një valë e madhe e "përpiu", derisa motra dhe nipi i saj ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme.

3 11

Menjëherë kishte filluar operacioni i kërkim-shpëtimit, dhe pasi është gjetur një trup testet e ADN-së kishin vërtetuar se nuk ishte i Sunarsih.

Pas disa ditëve kërkim, policia ndërpreu operacionin, por familja e saj gjithmonë besonin se ajo do të rikthehet në shtëpi.

Kështu gjatë muajit të kaluar, babai i Sunarsih filloi të sheh ëndrra të çuditshme se ajo është rikthyer në plazhin e njëjtë ku ishte zhdukur, dhe po i priste që ta marrin.

4 10

Fillimisht i kishte injoruar, por pasi kishte parë ëndrrën e njëjtë disa herë ai u nis për në plazh. Familjarët e saj filluan ta kërkojnë në orët e hershme të mëngjesit, por qëllimit ia arritën pak para mbrëmjes.

Sunarsih ishte pavetëdije, e veshur dhe e shtrirë në rërë rreth 500 metra larg vendit ku ishte zhdukur. Ata e dërguan menjëherë në shtëpi ku i telefonuan mjekëve që fillimisht konfirmuan se nuk është lënduar, dhe më pas e dërguan në spital për ekzaminime të hollësishme.

5 7

Megjithatë, ajo u zgjua dhe filloi të ha e pi, por nuk mund të fliste - që do të thotë se askush nuk mund të merrte çfarëdo përgjigje për ta kuptuar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur, dhe ku kishte qenë.

6 6

Policia menjëherë ka filluar hetimet për këtë ngjarje të pazakontë, duke u bërë thirrje qytetarët të mendojnë me "logjikë" për zhdukjen e saj dhe të mos marrin konkluzione. /Telegrafi/